/Luzern, 11 Mars 2025
( E keni edhe përshtypjen e takimit nga Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bernë të Zvicrës, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri)
Me përkushtim dhe përgjegjësi pata nderin të udhëheq këtë event të rëndësishëm si Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, ku bashkuam vizione, eksperienca dhe projekte që synojnë të forcojnë më tej komunitetin tonë të biznesit.
Ky takim nuk ishte thjesht një event formal, por një mundësi konkrete për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi, për të zgjeruar rrjetin profesional dhe për të krijuar hapësira të reja zhvillimi. Prezantuam projekte kyçe që do të çojnë rrjetin tonë në një nivel të ri:
Takime të rregullta me anëtarët – Një hapësirë për shkëmbim përvojash dhe ide për rritjen e bizneseve.
Takime informale mëngjesi (Kaffee und Gipfeli) – Një format i ri për networking të natyrshëm dhe frytdhënës.
Memorandume bashkëpunimi me AKB, IHZ dhe Technopark – Partneritete të fuqishme për zgjerim dhe inovacion.
Konferenca 2025 & Forum Ekonomik – Një platformë ku do të ndërtojmë strategjitë e së ardhmes.
Diplomacia në mbështetje të bizneseve shqiptare
Një fjalë të veçantë përshëndetëse, në emër të tre ambasadave, mbajti Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri, i cili na nderoi me praninë dhe mbështetjen e tij, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit ekonomik të diasporës sonë.
Kur kultura dhe biznesi bashkohen!
Në mesin e të ftuarve specialë ishin Leonora Jakupi, Jehona Sopi dhe Ridvan Murati, të cilët, përmes Plan B / SOSÉ, po përgatisin një koncert madhështor me Filharmoninë e Kosovës – një projekt kulturor që meriton mbështetjen e të gjithëve!
Mirënjohje për kontributin në ndërtimin e themeleve të rrjetit
Me respekt dhe mirënjohje të veçantë, nderuam ish-Kryesinë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, të cilët me vizionin dhe përkushtimin e tyre ndërtuan themelet e kësaj platforme, duke e kthyer në një qendër fuqizimi për bizneset shqiptare:
Ish-Kryetari Florim Useini, ish-Sekretari Shaqir Alushaj, Djemile Abduli, Meti Krasniqi, Ibrahim Cekaj, Ilir Krasniqi dhe Laurata Reci.
Falënderime për mbështetjen diplomatike:
Një mirënjohje e veçantë shkon për diplomatët që vazhdimisht na mbështesin me vizionin dhe përkushtimin e tyre:
-Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Bern, Shkëlqesinë e Tij z. Rexhep Demiri
-Shefin e misionit të Konsulatës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha
-Sekretarin e parë të Ambasadës së Shqipërisë në Bern, z. Valon Gashi
Pse të bëhesh pjesë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër?
Zgjeron kontaktet dhe krijon mundësi të reja biznesi
Pëfiton nga eksperienca dhe mentorimi i liderëve të suksesshëm
Bëhesh pjesë e një komuniteti të fuqishëm që mbështet njëri-tjetrin
Ke qasje në evente ekskluzive dhe partneritete strategjike
Ky takim është vetëm një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur!
Nëse dëshironi të zhvilloni biznesin tuaj, të fuqizoni ndikimin profesional dhe të bëheni pjesë e një rrjeti me vizion e ndikim, dera jonë është gjithmonë e hapur!
Na kontaktoni dhe bëhuni pjesë e vizionit tonë për një të ardhme më të fortë dhe më të lidhur!
Një falënderim gjithashtu për gjithë antarët e rinjë që na u bashkangjitën sonte dhe na nderuan.
Me respekt të veçantë
#BiznesetShqiptare #Networking #ForcimiIKomunitetit #RritjeDheSukses #DiasporaEkonomike
