/ Nga Florim USEINI, Bern/
Pas vizitës në Ambasadën e Shqipërisë, patëm nderin të ishim të ftuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës nga Ambasadori, z. Mentor Latifi. Ky takim përkoi me koncertin madhështor të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, organizuar me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Një ngjarje e tillë mblodhi personalitete të larta, përfaqësues të institucioneve dhe një numër të madh diplomatësh nga vende të ndryshme.

Në këtë atmosferë festive dhe frymëzuese, ndjem krenari për rrugëtimin e shtetit tonë të ri dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova gëzon në arenën ndërkombëtare. Së bashku me Kryetarin e Rrjetit të Bizneseve, z. Visar Robelli, dhe miqtë Shaqir Alushaj, Bekim Izeri, Edi Ajazi, Zikri, Lindian Ajazi dhe Metali Ajazi, patëm mundësinë të diskutojmë me shumë figura të rëndësishme mbi sfidat dhe perspektivat e diasporës shqiptare.

Falënderojmë Ambasadorin Latifi për mikpritjen dhe organizimin e këtij eventi madhështor, i cili jo vetëm që kremtoi një ditë historike për kombin tonë, por gjithashtu forcoi ndjenjën e unitetit dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve kudo që ndodhen.
helveticALforum