Në prag të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës si në atdhe, ashtu edhe në mërgim, siç dihet organizohen aktivitete të ndryshme. E në këtë rast, githandej Zvicrës, mblidhen bashkatdhetarët tanë nga të gjitha trevat shqiptare dhe festojnë pavarësinë e Kosovës, ate pavarësi që kanë kontribuar edhe vet mërgata me të gjitha mundësitë që i kanë pasur.
Kështu në Lozanë, sonte do të jetë mysafirë z.Osman Musliu, tologu e patrioti i dëshmuar që e njohin të gjithë. Z.Musliu me veprimtarinë e tij kombëtare e fetare është i njohur thuajse nga të gjithë. Me vepra e pak fjalë dhe ato që janë të shërojnë shpirtin e ta shtojnë jetën. Fjalë të mjalta me fakte. Është i nderumi, Osman Musliu. Mulla Osman Musliu është Imam në Xhaminë e Drenasit në Kosovë.
Përpos disa takimeve që i ka pasur, ai e vizitoi edhe Konsullatën e Kosovës në Cyrih, që sipas burimeve tona me shumë emocione e piu një gotë ujë e duke e lutur perendinë që tash e kemi edhe përfaqësitë tona shtetërore gjithandej evropës e botës e ku drejtohen nga diplomatët tanë e në këtë rast si Vigan Berisha, një diplomat i sjellshëm e shumë modest. Në ate takim ishte biseduar për ditët e vështira që ka përjetuar Kosova e gjithë kombi dhe në fund erdhi dita e madhe e kombit, pavarësia.
E padyshim, që z.Osman Musliu i lutet perendisë për çdo ditë, që të kemi unitet dhe të punojmë edhe më shumë, se ajo tokë është larë me gjakë dhe sa herë që të shikojmë flamurin tonë kombëtar i shohim dëshmorët. Lavdi. Faleminderit edhe miqve tanë nga e gjithë bota e të drejtuar nga SHBA-të
Pas takimit që e ka pasur me Shefin e Misionit Konsullor në Cyrih z.Vigan Berisha, ai sot është takuar edhe me veprimtarë të tjerë ose thënë shkurt, shumë dëshironin ta takojnë, por është ditë pune dhe mundësia e vogël.
E kështu, ju njoftojmë, se të gjithë ata që duan ta dëgjojnë ligjëratën e tij të drejtohen në Lozanë tek Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion e atje ju mirëpresin edhe kryesia, por edhe z.Fehim Abazi, nënkryetar e njëherit imam i jashtëzakonshëm, shumë i dashur dhe i përgaditur për fjalët e tija. Pak orë para se të shkoj në Lozanë, z.Osmani u takua me veprimtarët e njohur në Zvicër. Z.Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën qëndrore na njoftoi më hollësisht.
Ja se çka na tha ai ndër të tjera:
„Sot e enjte e datës 13 shkurt, patëm kënaqësinë të takojmë imamin e nderuar, z. Osman Musliu dhe djalin e tij, Abdyl Nëntor Musliu, doktorant në sociologji. Biseduam për një aktivitet me rëndësi të veçantë për shoqërinë shqiptare për Institut Nexus.
Ishte një takim i ngrohtë dhe miqësor, ku ndajtëm ide për projekte të ndryshme kombëtare, përfshirë edhe ato fetare.
Në këtë bashkëbisedim ishin të pranishëm edhe kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, z.Visar Robelli dhe kryetari i Rrjetit të Miqësisë, z. Meti Krasniqi, duke e pasuruar diskutimin me vizionin dhe përvojën e tyre”. Z.Osmani ka pasur edhe disa takime të tjera në kantonin e Cyrihut me imamin Ferit Zeqiri në xhaminë e Regensdorfit, kryesinë dhe veprimtarë të tjerë të devotshëm.
helveticALforum