E nderuar mërgatë e Kosovës në Zvicër,
Të nderuar vllezër të Kombit tim,
Në emrin tim dhe të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern, kam nderin t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kjo ditë historike simbolizon përpjekjet dhe sakrificat e një populli që ka dëshmuar vendosmëri dhe aspiratë të palëkundur për liri dhe dinjitet.
Pavarësia e Kosovës është një arritje madhështore jo vetëm për qytetarët e saj, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Ajo na kujton rëndësinë e vlerave demokratike, paqes dhe bashkëpunimit, si dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët për të ruajtur dhe forcuar këto ideale.
Urime për këtë përvjetor të shënuar!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i ruajtë shqiptarët kudo që janë!
Me respekt,
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern
Ambasador, Rexhep Demiri