Veprimtari, bëmirësi i njohur nga Kosova që jeton e vepron në Zvicër, Prof.Burhan Morina, njihet për opionionet e tija të pavarura, ai edhe sot ka postuar në rrjetet sociale një mendim të lirë të tij për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, ku ai ndër të tjera, shkruan:
“Partitë
Edhe 26 viteve pas luftës, me kshyr e me mashtru popullin, e …
- Me u thirr n‘emer të Komandantit Legjendar Adem Jasharit,
- Me u thirr n‘emer Presidentit historik Ibrahim Rugova,
- Me u thirr n‘emer të Ushtrisë tonë t‘lavdishme e Heronjeve të pavdekshum të popullit tonë,
tregon naivitetin, gënjeshtren dhe mosdituninë e gjithashtu edhe mospunen e juaj gjatë kësaj kohe!
Dine mirë, se
– Rugova ishte, është dhe do të jetë i gjithë popullit!
– Adem Jashari ishte, është e do jetë i gjithë popullit!
– UÇK ishte, është dhe do jetë e gjithë popullit!
Pra edhe pas 100 , 1000 viteve, e deri sa ka Shqiptar në këtë Glob, këta janë Histori e gjithë popullit!
Andaj, mos u mundoni t‘i përvetsoni në partitë tuaja, se veç po koritni!
Flisni e tregoni për aftësit tuaja të sotit!
Tregoni çfarë do punoni për këtë popull e shtet, se interesin personal e kemi pa, e po e shofim!
Ama i lutem Zotit e Popullit, që mos t‘i jep mundesi të udhëheq këtë shtet e këtë popull, INTERSEGJIJES DHE KLANEVE, që Interesin personal e vendosin para Shtetit e popullit!”. Mërgata shqiptare po i përcjell me shumë interes edhe fushatat e partive politike dhe shpreson shumë, se kësaj here, vota e tyre do të shkoj në vendin e merituar.
helveticALforum.ch