Për përmbylljen e javës së Kosovës në Kroaci, u mbajt një mbrëmje madhështore me këngë e valle shqipe e cila u organizua nga Shoqata kulturore artistike “Shkëndija” në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci.
Kryetari i Unionit z. Çollaku mbajti një fjalim rasti këtë natë duke theksuar: Kjo që po ndodh me popullin Shqiptar është pë tu quditur sepse shum shpejt u harrua sakrifica e madhe, shumë shpejt i harruam ata martirë, gjithë ata fëmijë ku mbi 1700 fëmijë mbetën të vrarë në luftën e fundit në Kosovë nga forcat barbare serbe, mbi 12.000 martirë të vrarë, e 25.000 motra, nëna e gra tona të dhunuara, 2500 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e mbi 5000 invalidë lufte.
Të dëbuar reth 1 milion shqiptarë jashtë shtëpive të tyre, të djegur, të sakatosur, të dhunuar, të poshtruar, po vallë si është e mundur që shteti jonë i harroi të gjitha këto vuajtje të popullit tonë.
Qfarë po ndodh me popullin tonë, çarë po ndodh me diplomacinë tonë, qfarë po ndodh me politikën tonë???
Merreni me mend Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës para betimit të tij i falënderohet të gjithë dëshmorëve, familjeve të dëshmorëve, veteranëve të luftës e invalidëve të luftës dhe pastaj betohet që do ti shërbejë atdheut.
Ndërsa tek ne duke filluar nga Presidentja, Kryeministri i Diplomatët tonë as që e përmendin me një fjalë goje gjithë atë tmerr që e përjetoi populli Shqiptarë.
Miq e dashamirë tonë, ne do të jemi të mallkuar nga nënat që humbën fëmijët, nga varret e dëshmorëve dhe martirëve, nga varret e atyre fëmijëve të cilat qdo ditë i shohim me sytë tonë se si politika i harroi të gjithë ata, e të gjith sakrificën e dhënë.
Mjerim është kjo që po ndodh me popullin tonë, vaji i nanave shqiptare akoma nuk ka pushuar.
Ndërsa ne sot e festojmë Pavarsinë e Kosovës, e festojmë ditën më të shenjtë të Shqiptarëve, e festojmë lirinë, të cilën e kemi paguar shumë shtrenjtë, por shtrohet pyetja si ka mundësi që një popull kaq i vuajtur, dhe njerëzit të cilët i zgjedh populli me votën e tyre pothuaj që në përgjithsi i harrojnë se qfarë ka ndodhur.
Nuk ka familje Kosovare e cila nuk ka përjetuar një lloj tragjedie, andaj janë për tu gjykuar sjelljet e tilla të politikës së Kosovës.
Përveç këtij fjalimi kryetari gjithashtu falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e posaqërisht “Shkëndijën, e cila e pati një performancë të jashtzakonshme bashkë me djemt dhe vajzat tona, me këngë e valle shqipe e veshje kombtare të trojeve shqiptare.
Për fund fjalimi u përfundua me thënijen:
Rroftë populli i Kosovës, Rroftë Pavarsia, Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës./Unioni i Shqiptarëve të Republikës së Krocisë