U mbajt tryezë e rrumbullakët për reklamimin politik me pagesë në internet gjatë fushatave zgjedhore
Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, në bashkëpunim me Fondacionin Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), organizoi sot (29 janar 2025), në Universitetin e Evropës Juglindore tryezën e rrumbullakët me temë “Reklamimi politik me pagesë në portalet e internetit gjatë fushatave zgjedhore”.
Në këtë ngjarje morën pjesë studentë, staf akademik dhe ekspertë të fushës, duke diskutuar sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për një proces zgjedhor më transparent dhe të drejtë.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në fjalimin e tij të hapjes, theksoi përkushtimin e universitetit për të mbështetur aktivitete të tilla me rëndësi shoqërore. “Ne i mësojmë studentët se sa është e rëndësishme të kemi një proces zgjedhor të drejtë”, u shpreh ai.
Lajmi i plotë në linkun në vazhdim: https://www.seeu.edu.mk/sq/information/news-events?id=2836