UEFA delegon Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor, që të ndajë drejtësinë në ndeshjen Auxerre – Hoffenheim në kuadër të garës Youth League.
Në ndeshjen, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Stade Abbé-Deschamps” në Auxerre, Bejtullahu do të asistohet nga Bekim Rama dhe Fatlum Jashari. Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën, më 27 nëntor, me fillim në orën 19:00. / Nga Federata e Futbollit e Kosovës