Bota i dashka guximtarët, dhe ata s’mund ti parashikosh! Salut!
Kam mbrri në Lozanë, pak me aeroplan, pak me tren, pak me autobus. Kam shkuar të një burr Ferizaji, të Dino Bekteshi kam zënë vend dhe shqip e kam porositur kafën!
Kamarierja romane m’ka kuptuar kur i kam thënë e dua kafën e vogël, duke afruar gishtin e madh e gishtin tregues. Ajo ka qeshur dhe është përgjigjur; – ristreto?
Po, kam pohuar duke lëvizur kokën!
I kam dëgjuar me vemendje romanët tek flisnin gjuhën e vet, pa përdorur fjalë t’hueja! I kam shiquar tek sa hanin djathin e vet; – kaçkaval me vrima, madje edhe t’mykur. Ujin e bjeshkëve të veta pinin e venën nga vreshtat buzë liqenit!
Frengjisht flasin romanët e zvicërrës, frengjisht mendojnë e frengjisht e ndertojnë atdheun! I cakërrojnë gotat frengjisht; – “salut”!
Unë flas shqip me hijen time bartur mbi shpatulla që nga Dardania e këtu n’Lozanë
“E sheh? – i them vetës sime, ne atje hamë djath greku! Ullijë turku! Plazma serbi. Edhe “shlivovicë” e
“Uzo”, edhe “jeni raki”, edhe bakllava Stambolli e rahatllokum me arra hamë!
Ne atje edhe gjysmën e fjalëve shqipe i kemi zavendësuar me fjalët e huaja, se ato na dukën më t’mira!?
Bereqetin e arave e bylmetin e lopëve tona s’i bëjmë hesap, se nuk e kan namin si ato t’huejat!
Flas shqip me vetvetën në një kënd të një restoranti që mban firmën e vllaut nga Ferizaji, Dinos, që vazhdimisht buzëqeshë!

Ata janë në vendin e tyre dhe pinë për shëndetin e Helvetikëve dhe s’qajnë kokën për Tramp-in që u bë President, ai që urdhëroj mbështetësit e vet, ta kallin Shtëpinë e Bardhë para katër vitesh! Madje të gjithë ata që e urryen dhe s’lan gjë pa thënë për atë shemti e për shumë afera gjyqësore, tani të gjithë ata po i çojnë lavde; – U kthye shpetimtari i botës. Urime!
Unë meditoj; – edhe Albini po i fitueka zgjedhjet … edhe ai deshti ta djegë Parlamentin! Edhe ky është i krisur si Trampi dhe këta që po e shajnë, po këta do ta urojnë kur prap do të bëhet Kryeministër!
Pse jo! Bota s’është siç ishte. Tani gjithëçka që fluturon edhe hahet.
Dikur s’ishte kështu!
Si duket bota i dashka guximtarët që rrezikojnë, dhe ata s’mund ti parashikosh, të guximi e kan fitorën ata, them unë dhe ngre dolli me ujin Arkina të 1922-tës dhe i them Dino Bekteshit “Salut”!
Lozanë, Pont de la Venoge, 06.11.2024
( Shkruan aktori i madh, Çun Lajçi në profilin e tij në Facebook)