helveticALforum ka mësuar nga Prof.dr.Petrit Hajdari se Universiteti „Haxhi Zeka“ në Pejë, dita ditës falë një përkushtimi të madh të stafit dhe punës së madhe nga Rektori Prof. dr. Armand Krasniqi, ky tempull i dijës po e rritë imazhin në Kosovë e më gjerë.
Ja se çka shkruan ndër të tjera, Prof.dr. Petrit Hajdari në profilin e tij në Facebook;
„Universiteti “Haxhi Zeka” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur në vendin e dytë ndër universitetet publike në Kosovë për H-index në Scopus, sipas National H-index Ranking 2024. Ky arritje e konfirmon përkushtimin tonë ndaj cilësisë dhe inovacionit shkencor, duke e pozicionuar UHZ-në si një ndër institucionet kryesore akademike në vend.
Scopus është një nga bazat më të mëdha dhe më të njohura ndërkombëtare për të dhëna shkencore, duke siguruar akses në miliona publikime akademike dhe referenca të rishikuara nga ekspertët e fushave të ndryshme. H-index, si tregues i rëndësishëm i vlerësimit të impaktit shkencor, mat numrin dhe cilësinë e punimeve të një autori apo institucioni në bazë të citimeve të pranuara, duke reflektuar ndikimin dhe kontributin e vazhdueshëm në kërkimet akademike. Ky rangim vlerëson përpjekjet tona dhe është një tregues i qartë i rritjes së cilësisë akademike në Universitetin “Haxhi Zeka”.
Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i përkushtuar të avancojë misionin e tij për edukim dhe kërkim cilësor, duke u renditur përherë në nivelet më të larta dhe duke kontribuar për një të ardhme më të ndritur për të gjithë shoqërinë tonë“. I urojmë suksese edhe më tutje dhe presim edhe bashkëpunim me Instituin Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Cyrih të Zvicrës dhe platformën mediale helveticALforum që drejtohet nga Instituti në fjalë dhe për ti mundësuar edhe rinisë nga diaspora të studiojnë në gjuhën shqipe në këtë tempull të dijes.
helveticALforum