/ Shkodër, 13 Shkurt 2025
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mirëpriti një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Saxion të Holandës, i kryesuar nga Janco Bonnink, Drejtor i Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë. Delegacioni u prit nga Rektori Gjuraj, Zv. Rektorja Dragusha, si dhe përfaqësues të Zyrës së Marrëdhënive me Jashtë. Pedagogia Arjeta Troshani nga Fakulteti Ekonomik ishte iniciuse dhe ideuese e këtij bashkëpunimi.
Gjatë vizitës, delegacioni zhvilloi takime të frytshme me:
- Dekanin e Fakultetit Ekonomik
- Shefin e Departamentit të Turizmit
- Përfaqësues të Departamentit të Gjeografisë
Këto takime synuan forcimin e bashkëpunimit në fushat e arsimit dhe kërkimit shkencor. Në përfundim, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) që parashikon:
- Shkëmbimin e studentëve
- Shkëmbimin e stafit akademik
- Zhvillimin e programeve të përbashkëta ose të dyfishta
- Kërkime të përbashkëta shkencore
- Organizimin e trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta
Ky partneritet pritet të sjellë përfitime të shumta për të dyja institucionet, duke zgjeruar mundësitë akademike dhe profesionale për studentët dhe stafin.
#UNISHK #Saxion #BashkëpunimAkademik #ArsimNdërkombëtar #ShkëmbimStudentor #KërkimShkencor