Edhe ky 28 nëntor na gjeti jo siç duam dhe e meritojmë. Të ndarë në disa shtete pa dëshirën tonë. Megjithate, duhet të punojmë, të jemi unik mes veti për ta çuar amanetin e dëshmorëve në vend.
Urime të gjithë shqiptarëve të të gjitha trojeve etnike, të festojnë me krenari 28 Nëntorin, festën e pavarësisë si ditëlindjen e kombit, këtë ditë të nderimit dhe mirënjohjes së pakufishme ndaj të gjithë atyre që bën gjithçka që mundën për kombin, të cilët dhanë edhe jetën për arritjen e lirisë dhe pavarësisë që një pjesë e shqiptarëve sot e gëzojmë.
Gëzuar! Mos ta harrojmë të kaluarën dhe të punojmë shumë për të ardhmen! Lavdi dëshmorëve! Zoti na bekoftë dhe zot beko edhe miqtë tanë ndërkombëtarë!
Nga Enver Idrizi, legjenda e karates
helveticALforum.ch