Ushtarët e KFOR-it të komandës Rajonale Perëndimore, kanë kryer një stërvitje të përbashkët evakuimi. Ata këtë e bënë duke operuar në skenarë të kontrollit të turmave, lirisë së lëvizjes dhe operacioneve për sigurimin e objekteve të ndjeshme, të gjitha të orientuara në ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie.