/ Intervistë ekskluzive /
/ Intervistoi: Dashnim HEBIBI /
Valentin Lleshi, i lindur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, më 01.02.1962. Shkollën llore dhe gjimnazin i kam kryer në Prizren. Studimet universitare i kam vijuar në Prishtinë, ku punova, gjithashtu, tri vite si mësues. Vij nga një familje me prindër që kanë punuar në arsim. Në vitin 1984 kam emigruar në Kroaci. Jam angazhuar vazhdimisht si veprimtar dhe aktivist për të ndihmuar komunitetin shqiptar dhe për ta fuqizuar diasporën tonë. Gjatë viteve 1994-1998 kam qenë përfaqësues i pakicës shqiptare pranë Prefekturës Bregdetare/ Malore në Rijekë. Prej vitit 2020 shërbej si Kryetar i Bashkësisë së Shqiptarëve të Prefekturës Bregdetare/Malore në Rijekë. Jam prind i pesë fëmijëve dhe gjysh krenar i katër nipave e dy mbesave.
Na flisni pak për motivin dhe arsyet, që ju shtynë të linit vendlindjen për të ardhur këtu!
Unë emigrova në Kroaci para 35 viteve, kryesisht për motive ekonomike. Gjithmonë kam pasur një dëshirë dhe pasion për të krijuar diçka timen.
Me çfarë vështirësish jeni përballur në vitin e parë si mërgimtar?
Nuk është lehtë të ikësh dhe të shkosh në një vend të huaj. Vetë procesi i përshtatjes me një realitet të ri, duke u munduar të krijosh dhe adaptohesh me shoqërinë e re, gjuhën dhe traditat e reja i ka s dat e veta. Përshtatja ka qenë graduale, por mendoj që nëse integrohesh plotësisht dhe e respekton vendin ku ke migruar, të gjitha bëhen pastaj më të lehta. Sigurisht me kalimin e kohës çdo gjë arrihet dhe adaptimi behet me i lehtë.
Cila ka qenë puna e parë që keni arritur t’a gjenit në mërgim?
Prej vitit 1984 kur kam emigruar në Kroaci, kam punuar si argjentar. Jetoj në një qytezë turistike dhe shumë simpatike, Malinska, të Kërkut. Argjentarinë e parë e kemi hapur së bashku me bashkëshorten në vitin 1985. Ka qenë s duese themelimi i një biznesi tregtar privat në një vend të ri, ku vetë procesi i të kuptuarit si funksionojnë procedurat në një vend tjetër, pastaj sigurimi i suksesit të biznesit, ishin s da për t’u mbajtur mend.
Për çka ju merr malli më së shumti nga të gjitha ato që keni lënë në atdhe?
Të qenit larg të afërmve dhe miqve sigurisht – më merr malli të bashkë- bisedoj me kushërinjtë e mi. Por më merr malli shpesh edhe për qytetin e bukur të Prizrenit, ushqimin tradicional shqiptar, dhe bukuritë e Kosovës.
Diaspora shqiptare ka dëshmuar që di dhe mundet të organizohet në mbështetje të interesave kombëtare. Sipas jush, cili është niveli i organizimit të saj sot dhe çfarë potenciali kontribues përfaqëson diaspora jonë në ditët e sotme?
Diaspora shqiptare është relativisht mirë e organizuar, por gjithmonë ka vend për përmirësim, që të bëhet më shumë në këtë drejtim. Mërgata shqiptare zotëron aftësitë dhe përvojat e veta profesionale në shumë aspekte, lidhjet e fuqishme ekonomike, investuese, dhe kulturore për të cilat Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për t’u zhvilluar dhe për të arritur prosperitetin e aspiruar. Në anën tjetër edhe Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë më shumë në shfrytëzimin e potencialit të diasporës për zhvillimin e brendshëm ekonomik. Ato së bashku duhet të bëjnë më shumë për të njohur diasporën në mënyrën e duhur, dhe për të ndërtuar një bashkëpunim të qëndrueshëm, të integruar, dhe funksional.
Si e kaloni kohën e lirë kur nuk jeni në punë?
Më pëlqen të kaloj kohë cilësore me familjen, sidomos me nipat dhe mbesat. Gjatë periudhës së dimrit, jashtë sezonit turistik, gjej kohë më shumë për të lexuar, për të udhëtuar, apo vizituar miqtë dhe familjarët. Takimet me komunitetin shqiptar në Kroaci mund t’i konsideroj si aktivitete që përfshijnë përditshmërinë time.
Sa mendoni që ka arritur të integrohet gjenerata e re e diasporës shqiptare në shtetin ku ju jetoni e veproni?
Diaspora shqiptare është e integruar plotësisht në shoqërinë dhe ekonominë kroate dhe puna dhe kontributi i ynë vlerësohet lartë. Zejtarë të suksesshëm dhe të përkushtuar, menaxherë, ndërtues, dhe pronarë biznesesh të diasporës kontribuojnë në ekonominë kroate. Gjithashtu, një nga aspektet shumë frymëzuese sot është të shohësh se si gjenerata e re e diasporës janë studentë nëpër shkolla dhe universitete të njohura të Kroacisë, të cilët dallohen për talentin, punën dhe angazhimin e tyre. Përveç organizimit përbrenda komunitetit shqiptar, diaspora është gjithashtu aktive duke dhënë kontribut më të gjerë edhe për shoqërinë. P.sh., gjatë tërmetit të fundit të Kroacisë, me humanizmin dhe bujarinë e tyre shqiptarët janë mobilizuar duke strehuar shumë familje që mbetën pa shtëpi, furrtarët shqiptarë kanë shpërndarë bukë, dhe janë hapur faqe për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar shoqërinë për pasojat e tërmetit.
Sipas mendimit tuaj, për çfarë mbështetje konkrete të shteteve shqiptare ka nevojë urgjente diaspora shqiptare?
Diaspora është pjesë e pandashme e identitetit historik të Kosovës dhe të Shqipërisë, të kaluarës por edhe të ardhmes tonë të përbashkët. Gati secila familje shqiptare e ka dikë në mërgim. Mendoj që së bashku ne duhet të punojmë më shumë në promovimin e programeve strategjike me diasporë, me synim që gjuha, historia, letërsia dhe kultura të mos harrohen nga mërgata por të mbesin vlera që na bashkojnë.
Cili është kapitali juaj shpirtëror, të cilin keni arritur ta krijoni, dhe me të cilin ndjeheni krenar?
Familja, pa dyshim. Jam shumë me fat dhe krenar që kam pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe bashkëshorten time që vazhdimisht ka qenë mbështetje në çdo hap të jetës.
A keni bërë plane se ku ti kaloni vitet pas pensionimit?
Do të jem afër familjes në Kroaci, por sigurisht se do ta shfrytëzoj këtë kohë si mundësi për të udhëtuar më shpesh. Në Kosovë kemi shtëpinë dhe vizitat atje sigurisht do të jenë më të shpeshta.
Cila është porosia juaj për gjeneratën e re të komunitetit shqiptar që po rritet në diasporë?
Rrugëtimi i brezit tone deri këtu ka qenë me shumë s da. Sidoqoftë, sot shqiptarët e kanë zënë vendin e tyre të merituar në shoqërinë kroate. Rinia duhet të vazhdojnë të shkollohen në profesione të ndryshme, të kontribuojnë në vendet ku janë, të bëhen inovativ, dhe ta mësojnë dhe ruajnë gjuhë, kulturën dhe lidhjet me atdheun.
I ke thënë vetes, pse kam ardhur në gurbet?
Nuk e kam ndjerë veten asnjëherë të shkëputur nga Kosova. Prej vitit 1990, kur kemi lluar me organizimet e para të komuniteti shqiptarë në Kroaci, jam përpjekur gjithmonë të angazhohem dhe kontribuoj për komunitetin shqiptar por edhe për të ndihmuar Kosovën. Jam aktiv dhe vazhdimisht marr pjesë në ngjarje të ndryshme si ndihmën ndaj komunitetit, ashtu edhe aktivitete të ndryshme kulturore, ekonomike etj.
Mendoni, se të kanë shkuar shumë vite, duke menduar, se një ditë do të kthehesh në atdhe?
Vendimi për t’u larguar nga atdheu, padyshim që nuk është i lehtë për askënd. Malli për atdheun mbetet gjithmonë i madh. Sidoqoftë, në Kroaci ne kemi lluar një jetë te re për familjen tonë por edhe për gjeneratat e reja. Kosovën e vizitojmë çdo vit dhe kjo ndoshta ka ndikuar qe mos ta ndjejmë plotësisht kuptimin e alës emigrant.
Çka ke kujton më së shumti nga atdheu?
Kujtoj vitet e mëparshme të fëmijërisë sime, për qytetin e bukur të Prizrenit, dhe me kënaqësi kthehem çdo vit për ta vizituar. Jam gjithmonë në kontakt me të afërmit e mi, me miqtë, si dhe me zhvillimet dhe realitetin atje.
Si ishte jeta e mërgimit më herët dhe si është sot, apo cila periudhë për Ju është më e mirë, ajo më e hershmja, apo kjo?
Mendoj që sot të rinjtë kanë më shumë mundësi, duke u nisur nga mundësitë për shkollim qoftë në Kroaci apo përtej në Evropë, mundësitë për krijime inovative falë qasjes në teknologji. Poashtu tani edhe komunikimi dhe marrja e informacioneve është shumë më e lehtë se përpara, gjë që lehtëson integrimin në një komunitet të ri por edhe mbajtjen e kontakteve më të shpeshta me vendlindjen.
Çka nuk ja fal vetes?
Nuk pendohem.
Gjatë gjithë kësaj kohe sa jeni në gurbet, keni tuar më shumë apo keni humbur?
Me tërë ato që kemi arritur, mendoj që kam dalë timtar.
Mendoni, se edhe në të ardhmen, gjeneratat e reja, që jetojnë e veprojnë në Zvicër, nuk do ta harrojnë gjuhën shqipe?
Mendoj që ne duhet të punojmë më shumë, sidomos në bashkëpunim me shtetet shqiptare, përmes programeve për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës
dhe vlerave shqiptare me synim që gjenerata e re të ruajnë lidhjen përmes nesh me Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo mbetet një prioritet i angazhimit dhe bashkëpunimit të diasporës shqiptare dhe vendeve tona.
Sikurse të ishte e mundur, që të vish edhe njëherë prej llimit në gurbet, çka kishe bërë ditën e parë?
Nuk do të kisha ndryshuar shumë.
Për fund të kësaj interviste, ku kishe dashur, të pish pikën e fundit të ujit të kësaj bote?
Afër familjes time.
( Intervista është pjesë e librit „Atdheu Portativ“ e autorit Dashnim Hebibi)
helveticALforum