Ja se çka kishte shkruar një personalitet zviceran! Antropologu zviceran, Eugène Pittard, në vitin 1921, gjatë qëndrimit në Himarë, ishte mahnitur me Vallen e Pirros, interpretuar nga vendasit.
Ai, me këtë rast, pos fotografisë, do të bëjë edhe këtë shënim: “Në shesh, vendasit kërcejnë vallen kombëtare, Pirriken, vallen e Pirros, kërcimi më i pëlqyer i shqiptarëve. Burrat mbahen dorë më dorë e njëri prej tyre i prin vargut, ndërsa tund shaminë.
I hedhin hapat ngadalë, sikur po shtypin ndonjë armik të padukshëm, që shtrihet nën këmbët e tyre. Ndonjëherë ritmi merr vrull, kënga bëhet vajtim, apo piskamë fitoreje ose ironi therëse – këngë lufte a dashurie, dy temat e përjetshme që shprehen me theks thuajse të njëjtë, të ashpër, të errët, të hidhur…”, shkrun Vatra North Jersey