Dr. Arben Hetemi, është Farmacist me Diplomë Federale. Ai trajtoi temën në e varësisë nga substancat psikoaktive, duke përfshirë klasifikimin e drogave të ndryshme dhe ndikimet e tyre në shëndetin individual dhe social.
Gjithashtu prezantoi strategji për tejkalimin e varësisë, duke përfshirë trajtimet mjekësore dhe metodat e parandalimit.
Diskutimi përfshiu edhe ndikimin e varësisë në aspektet psikologjike dhe sociale të individëve, si dhe rëndësinë e ndërhyrjeve të hershme dhe edukimit publik për të parandaluar përdorimin e substancave.
Xhamia e Bardhë në Aarburg shpreh mirënjohjen e saj publike ndaj Dr. Arben Hetemit për kontributin e tij të çmuar.
Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që ai ligjëron në këtë institucion, duke ofruar vazhdimisht njohuri të vlefshme për komunitetin, na njoftoi imami i kësaj xhamie, z.Nehat Ismaili.
helveticALforum.ch