Universiteti “Haxhi Zeka” po kalon një periudhë të rëndësishme reformimi e transformimi, me synimin e me maturi, drejt zbatimit të strategjisë për kurrikulën e integruar në faza më të avancuara. Ky transformim në vazhdimësi synon të përmirësojë cilësinë e arsimit në UHZ, duke krijuar një sistem akademik më fleksibël dhe të përputhur me zhvillimet e tregut të punës. Ky proces, që tani më ka filluar të zbatohet, po arrin të pajisë studentët me njohuri të ndërlidhura dhe kompetenca të gjithanshme që u mundësojnë atyre të jenë të suksesshëm në fushat e tyre profesionale.
Për realizimin e kësaj reforme të rëndësishme, universiteti ka nisur disa procese kyçe. Fillimisht, janë bërë dhe po bëhen rishikimet e programeve ekzistuese për të identifikuar mundësitë e harmonizimit të lëndëve dhe krijimin e një strukture më të integruar.
Gjithashtu, kanë nisur dhe janë zhvilluar konsultimi me ekspertë akademikë dhe përfaqësues të tregut të punës, me qëllim për të përcaktuar trendët dhe nevojat e kohës. Përveç kësaj, për të mundësuar një integrim më të lehtë të lëndëve dhe një përvojë interaktive për studentët po përshpejtohet procesi i digjitalizimit të metodave mësimore.
Një element jetik i këtij transformimi është trajnimi e profilizimi i personalit akademik, për të siguruar që pedagogët janë të përgatitur për metodat e reja dhe sfidat që sjell kjo reformë.
Zbatimi i kurrikulës së integruar, pa asnjë dilemë, po sjellë disa avantazhe të dukshme. Së pari, janë krijuar ndërlidhjet më e madhe mes disiplinave të, ndërmarrësisë, informatikës, inteligjencës artificiale, ekonomisë së gjelbër dhe biznesit, duke i mundësuar studentëve qasje më të gjerë ndaj njohurive dhe kompetencave praktike.
Një përfitim thelbësor është përshtatja e programeve mësimore me nevojat e tregut të punës, duke u siguruar që studentët të jenë më konkurrues dhe të përgatitur për sfidat profesionale. Metodat inovative të mësimdhënies, si mësimdhënia interaktive, projektet e bazuara në problematika reale dhe zhvillimi i kompetencave praktike, do të jenë në qendër të këtij ndryshimi. Megjithëse ky transformim edhe pse sjell shumë mundësi, ekzistojnë edhe disa sfida serioze. Një prej tyre është nevoja për investime në teknologji dhe resurse të reja për të siguruar një mësimdhënie moderne dhe efikase. Një sfidë tjetër është rezistenca ndaj ndryshimeve. Për ta tejkaluar këtë, është thelbësore që të ketë një proces të mirëorganizuar të trajnimeve dhe orientimeve harmonike. Gjithashtu, harmonizimi i kurrikulës me kornizat ligjore dhe standardet akademike mbetet një detyrë e domosdoshme, për të siguruar që ndryshimet janë të bazuara në parimet e cilësisë dhe akreditimit.
Procesi i integrimit të kurrikulës në Universitetin “Haxhi Zeka” po shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit të lartë në përgjithësi dhe mbase është modeli i parë në nivel vendi. Kjo reformë do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së arsimimit dhe do të ndihmojë në krijimin e një gjenerate të re profesionistësh të përgatitur për tregun global të punës.
Një faktor kyç në suksesin e këtij transformimi është edhe përfshirja aktive e Institutit për Shkencë dhe Arte të Universitetit “Haxhi Zeka” si dhe e Forumi për Zhvillim Rajonal Ekonomik (FERD). Instituti për Shkencë dhe Arte po luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e qasjeve shkencore dhe artistike për një edukim më të avancuar dhe të ndërdisiplinuar mbi bazën e të dhënave shkencore. Instituti, nëpërmjet raporteve të hartuara nga proceset hulumtuese, tani më ka siguruar të dhëna kredibile, duke kontribuar në këtë mënyrë në rishikimin e programeve, përcaktimin e metodologjive të reja të kërkimit dhe nxitjen e bashkëpunimeve me akademikë vendorë e ndërkombëtarë.
Ndërkohë, FERD-i, si platformë po ndihmon në lidhjen e programeve akademike me nevojat reale të tregut. Duke analizuar trendët ekonomike dhe industriale, FERD-i, ofron rekomandime të vlefshme për përshtatjen e kurrikulës me kërkesat e sektorit privat dhe publik. Përmes projekteve kërkimore dhe konsultimeve me bizneset dhe organizatat, kjo qendër po ndihmon në krijimin e një modeli të qëndrueshëm të edukimit të integruar. Suksesi i kësaj reforme varet nga bashkëpunimi mes studentëve, stafit akademik dhe institucioneve përgjegjëse. Vetëm me angazhim të plotë dhe mbështetje institucionale, ky ndryshim mund të jetë i frytshëm dhe i qëndrueshëm./Njeshi&RADIO 1/