Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ka të ndalur por goli i tij nuk mjaftoi.
Barcelona ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 5:1 ndaj Mallorca-s, në ndeshjen e javës së 19-të të kampionatit spanjoll. Për mysafirët realizoi Torres në minutën e 12-të. Muriqi realizoi në minutën e 43-të duke barazuar rezultatin 1:1. Raphinha shënoi nga penalltia në minutën e 56-të për 1:2.
Raphinha (74′), de Jong (79′) e Victor (84′) shënuan për 1:5.
Barcelona kryeson me 37 pikë e Mallorca është në vend të gjashtë me 24 pikë. /K.Goca