HelveticALforum ka mësuar, se afaristi, njëherit kryetari i Rrjetit të Biznesve për Zvicrën Qëndrore, z.Visa Robelli ka pasur sot një ditë të veçant.
Ja se për çka bëhet fjalë:
„Çfarë dite e jashtëzakonshme! Sot i dham të gjitha në turne dhe me një performancë të shkëlqyeshme të ekipit arritëm vendin e parë. Një vend është i siguruar!
Jam jashtëzakonisht krenar që kam qenë aty jo vetëm si trajner, por edhe për të përfaqësuar kompaninë time Anrotec GmbH si sponsor i veshjeve. Ishte një moment i veçantë për të parë ekipin të luftonte në fanellat tona – dhe pastaj për të marrë fitoren!
Një falënderim i madh për të gjithë ekipin për përkushtimin dhe për të gjithë ata që na mbështetën. Së bashku jemi të fortë!
Ja si duken fituesit!
#Handball #Teamspirit #Champion #Anrotec