/ Koper / Slloveni 06 shkurt 2025/
Heset Ahmeti është emër i njohur jo vetëm tek ne shqiptarët por edhe tek sllovenët. Puna e tij, përkushtimi i pashoq ai ka arritur të kontribuoj edhe për histori të hershme. Thuajse çdo kush që e ka vizituar Koper të Sllovenisë ai e ka njoftuar me histori të lavdishme të shqiptarëve që ka të bëjë ai qytet. Ai nderohet edhe nga shkencëtarë të ndryshëm atje ku edhe shihen veprat që janë realizuar. E sot është një ditë e veçant jo vetëm për ate por për gjithë komunitetin tonë.
Ja se për çka bëhet fjalë, ku z.Ahmeti na njofton ndër të tjera:
„Sot e enjte më 06.02.2015, në Pallatin Pretorianë në Kopër, morra pjesë në kremtën e 300 vjetorit të pallatit Bruti në Koper që tani është selia e bibliotekës.
Për të promovuar librin e familjes Bruti dhe ipeshkvit të Koprit Augustin Cont de Bruti. Morën pjes një numër i madh personalitetesh te rëndësishëm të organeve të shumt vendor si edhe nënkryetari i Komunës së Koprit. I jam falënderues kur mora ftesën nga organizatori Mag. Peter Štoka, sepse unë jetoj më shumë se 30 vite këtu në Koper dhe asnjëher askush nuk kishte përmendur edhe as njeher që këtu kane jetuar shqiptar të fuqishëm e Fisnik siç ishin Brutët, Borisët, Bratët e Dukagjinasit. Mandej me plot kënaqesi mësova nga Petri se në qytetin Kopër si atëher në ish-administraten në kohën e Republikës Veneciane, kanë qenë prezente shumë familje Fisnike me origjinë shqiptare.
Falënderoj nga zemra organizatorin për mikëpritjen e treguar ndaj meje si përfaqesues i komunitetit shqiptar në këtë jubilej. Pra Faleminderit Magjister Peter Štoka që më dha fjalën të përshëndes tubimin në gjuhën shqipe edhe ate për nder të familjes Bruti që ishin shqiptar.
Më pas një bised të gjat u dakorduam që në muajin shtator të këtij viti (2015) të organizojm së bashku një simpozium për nder të familjeve fisnike që kanë jetuar në Koprin Venedikas këtu. z.Shtoka më dha informacione të shumta se egzistojnë në arkivet e Koprit dokumentacione të shumta për trashëgimin dhe monumentet që kanë lënë këto familje në Koper.
Pa dyshim se do të jap maksimumin tim që të zbardhet kjo histori e begat e këtyre Familjeve fisnike Shqiptare.” Me një fjalë, ate që e ka bërë z.Heset Ahmeti është për ta vlerësuar dhe do të mbetet histori.
helveticALforum