I nderuar Ph.D.Dashnim Hebibi,
Në emër të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih dhe personalisht si Shef i këtij misioni, më lejoni t’ju shpreh urimet më të sinqerta për hapjen e HelveticaL Forum.
Është kënaqësi të shohim një platformë kaq të rëndësishme për diasporën shqiptare në Zvicër, e cila na sjell më afër njëri-tjetrit, duke u bërë arenë e fuqisë së fjalës së lirë dhe zë i përbashkët për çështjet që na bashkojnë.
Me misionin tuaj për shoqëri, kulturë, integrim, dhe avancimin e shkencës e arritjeve, HelveticaL Forum është pasqyrë e asaj që shqiptarët kanë arritur dhe mund të ofrojnë.
Dielli që ju rrezatoni është dritë dhe optimizëm për të gjithë komunitetin tonë, duke na inkurajuar të qëndrojmë të lidhur dhe të punojmë për të mirën e përbashkët.
Po vjen Nëntori i Shqiptarëve dhe ju e keni bërë këtë përvjetor edhe më të ndritshëm për të gjithë. Ju uroj suksese të mëtejshme dhe ju siguroj se mbështetja jonë është e plotë për këtë nismë të vlefshme.
Me respekt të thellë, Vigan Berisha Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës Cyrih