Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z.Vigan Berisha sot e takoi Don Mikel Sopin, Famullitar i Kishës Katolike në Kosovë. Në këtë takim z.Berisha ishte i shoqëruar edhe me disa miq të tjerë që veprojnë në Zvicër e në mesin e tyre edhe me afaristin, bëmirësin e mirënjohur Pal Deda, artistin e veprimtarin, Kristë Lleshaj që jeton e vepron në Zvicër.
Ja se si e përshkruan takimin në fjalë, z.Berisha:
“Kisha kënaqësinë të takoj Don Mikel Sopin, një personalitet me vlera të larta humane dhe një figurë e respektuar në mesin e popullit tonë. Një bashkëbisedim i frytshëm dhe i veçantë mbi çështje me interes të përbashkët. Falemderit Don Mikel!”
helveticALforum