Studentë dhe pedagogë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt zhvilluan një vizitë frytdhënëse në UNISHK. Marrëveshja e nënshkruar mes dy rektorëve synon të forcojë lidhjet akademike dhe të nxisë projekte të përbashkëta mes universiteteve.
Rektori Gjuraj, duke u uruar mirëseardhjen, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin e mëtejshëm akademik dhe shkencor, duke zhdukur barrierat, përafruar programet dhe njehsuar diplomat. Ai i inkurajoi pedagogët të ndjekin studimet e doktoratës pranë Fakultetit Ekonomik dhe ftoi bashkëpunim me Departamentin e Arteve për të dekoruar mjediset e fakulteteve me murale, duke nënvizuar se Ferizaj njihet si qyteti i muraleve.
Marrëveshja përfshin:
- Shkëmbime reciproke të stafit dhe studentëve në nivele universitare e pasuniversitare;
- Organizimin e shkollave verore, seminareve dhe aktiviteteve shkencore;
- Realizimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimin e literaturës akademike;
- Shkëmbime të eksperiencave në fushën e teknologjisë dhe sistemeve të informacionit;
- Mbështetje për reforma universitare, në frymën e Deklaratës së Bolonjës dhe asaj të Lisbonës.
Ky bashkëpunim premton të jetë një platformë për zhvillim dhe shkëmbim të ideve, duke përfituar reciprokisht nga eksperiencat dhe resurset e njëri-tjetrit.
#BashkëpunimAkademik #UNISHK #Ferizaj #Universitete #ShkencëDheArsim #Muralet #ShkëmbimeNdëruniversitare Këshilli Studentor Unishk – Faqja Zyrtare