Mërgata shqiptare si gjithmonë edhe kësaj here ishte në ballë dhe nismëtare e suksesit edhe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. E filloi mërgata për të dhënë votën e lirë dhe e kaloi pa asnjë problem. Po presim edhe në Kosovë të kaloj si është më së miri. Organizimi nga Ambasadat dhe Konsullatat e Kosovës ishte e jashtëzakonshme.
Ditë historike. PhD. Dashnim Hebibi përmes Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore përcolli gjatë tërë ditës proçesin e zgjedhjeve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih si vëzhgues dhe herë pas here përcolli edhe foto e video nga kjo ditë historike për platformën tonë mediale me të vetmën arsye që të informohen bashkatdhetarët tanë dhe të gjithë bashkëkombasit kudo që janë nga burimi i dorës së parë. Shkurt e shqip, kjo ditë do të kujtohet brez pas brezi. Urime Kosovë!