Haley Hunt është në një moshë fare të re. Në atë moshë kur të rinjve të brezit të asaj, në çdo vend të botës, u falet të thurin ëndrra për të ardhmen e tyre. Ndërsa me Haley nuk ndodh kështu.
Prej dy vitesh, ajo zgjodhi të shërbejë në qytetin e ekstremit jugor shqiptar. Për momentin ne e gjetëm në një orë mësimi të gjuhës angleze në shkollën e mesme të Bashkuar “Bido Sejko”.
Për Haley është pasuri që kundrejt dhënies së mësimit të anglishtes, ka marrë si dhuratë mësimin e shqipes.
“Jam shumë falënderuese për këtë smartlab dhe është një mundësi shumë ë bukur për fëmijët”, u shpreh Haley Hunt.
Mësimdhënia na thanë se mbetet një nga profilet e Harley, pasi ajo bën në Konispol edhe infermieren, që është profesioni i saj. Po kështu, Harley është përshirë në dhënien e lëndës së edukimit fizik dhe lëndëve të tjera, që e bëjnë ta shprehë në mënyrë sa më shteruese veten
“Kemi dy vite që Haley Hunt është vullnetarja e “Korpusit të paqes” dhe punon në shkollën tonë”, u shpreh drejtoresha e shkollës, Braho.
Vetë Haley, të cilës nuk i largohet ndonjëherë buzëqeshja nga fytyra, shprehet mirënjohëse për çfarë ka gjetur në Konispol, sikur nga shërbimet që jep të ishte përfituese ajo vetë, njofton rtsh.