Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje dypalëshe për të ardhmen e saj të arritur nga Moska dhe Uashingtoni në mungesë të saj dhe i bëri thirrje Evropës të marrë një pozicion në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.
Zelenskyy gjithashtu komentoi bisedën e djeshme me presidentin amerikan Donald Trump dhe tha se nuk e konsideron telefonatën e tij me Vladimir Putin si reflektim të prioriteteve të qeverisë amerikane, por pranoi se për të nuk ishte e këndshme.
“Sot është e rëndësishme që jo gjithçka të shkojë sipas planit të (Presidentit rus Vladimir) Putin, në të cilin ai dëshiron të bëjë gjithçka për t’i bërë negociatat dypalëshe (me SHBA)”, u tha Zelensky gazetarëve, njofton oranews.