Mërgata shqiptare e Kosovës në Zvicër, përveç Cyrihut, Gjenevës kishin mundësi edhe në Bernë në Ambasadë të japin votën e tyre. Nga ajo që është parë deri më tani sa po raportojmë nuk ka pasur parregullësi dhe gjithçka ka shkuar mirë.
Ambasadori dhe stafi i tij i kanë mirëpritur bashkatdhetarët dhe kjo ditë padyshim se është parë dhe do të vlerësohet ditë historike. Edhe një bashkatdhetarë nga komuna e Gjilanit që jeton në Solothurn, Musa Sylejmani që njëherit është edhe aktor dhe pjesë e stafit të shkollës së aktrimit IFTP me qendër në Cyrih e ka dhënë votën e tij dhe ja se çka na tha ndër të tjera:
„Sot një ditë e bukur në ambientet e Ambasadës në Bern. Unë sot së bashku me familjen time e krytëm obligimin tonë qytetar ndaj votës së shenjtë. Respekt per Ambasadorin Latifi, zv.Ambasadoren znj.Shukrije Ramadani dhe gjithë stafin e ambasadës të cilët kishin pêrgaditur një organizim të mrekullueshëm dhe të gjithë që ishtin u ndanë të kënaqur. E veçant ishte po ashtu edhe te dera në hyrje afër vendvotimit si mirënjohje kishim mundësi të marim nga një Abetare për fëmijët tanë.
Uroj që kjo frymë e demokracis të bartet edhe nesër në Kosovën tonë të shenjt, sepse jemi populli më i qytetërum në evrop. Vota është e shenjtë dhe me vot në demokraci mundesh ta mbështetësh politikën aktuale por edhe mundesh të ndëshkosh.“
Me një fjalë, deri në orën 15 sipas burimeve tona në Ambasadën e Kosovës në Bernë kanë votuar rreth 60% dhe të drejtë vote kishin 967 persona.
helveticALforum