Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët kudo që ndodhen, se me datë 09.11.2024 e shtune, do të organizohet takimi për shpalosjen e konkluzioneve të dalura nga Konferenca e II-të ekonomike e mbajtur ditë më parë në Preshevë me temën; “Ekonomia shpëton Luginën”.
Takimi do të mbahet në këtë adresë:
Restaurant – Brasserie Krone, Bahnhofstrasse 163, 8620 Wetzikon-ZH, duke filluar nga ora 19.00. Do të ketë diskutime publike dhe do të jetë një program i pasur:
- Prezentimi i Unionit të Afaristëve Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
- Prezentimi i Plan Fizibilitetit të Luginës
- Shpalosja e Konkluzioneve të dalura nga Konferenca e II, Ekonomike
- Gjendja aktuale e Ekonomisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
- Diskutime. Kryetari i Unionit, z.Xhelal Memeti dhe stafi i tij i ftojnë të gjithë afaristët që veprojnë në Zvicër që të jenë prezent dhe të marim sugjerime për hapat e mëtutjeshëm.
https://www.facebook.com/watch/?v=3754346034837943
Unioni i Afaristëve „Vizioni“ për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc