Në përballjen që u zhvillua në Zurich, Granit Xhaka me shokë ishin të pafat. Fat i madh për Zvicrën në minutën e 55-të, Mitroviq i Serbisë humbi penalltinë. Në minutën e 79-të, Amdouni realizoi për 1;0.
Në minutën e 88-të, Terziq ka barazuar rezultatin duke ia mohuar fitoren Zvicrës.
Kapiteni Granit Xhaka ka treguar angazhim të madh me Zvicrën ndaj Serbisë. Në minutën e 65-të, Andi Zeqiri është aktivizuar në vend të Embolos. Pas xhiros së pestë në Grupin 4, Spanja kryeson me 13 pikë, pasojnë Danimarka me 7, Serbia 5 dhe Zvicra 2 pikë. K.G